Ka ndërruar jetë Nazif Gashi, një nga figurat më të shquara të historisë së sportit në Kosovë, përcjell TV21. Gashi, 74 vjeç, la pas një karrierë të pasur si boksier. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, e cila për shumë vite dominoi në ish-Jugosllavi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët. Gjatë viteve ’70 dhe ’80, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës ishin burim krenarie për të gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre të shkëlqyera.