Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takua me ministrin e Tregtisë së Jashtme, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit nga ministria, dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe theksuan potencialin në rritje për thellimin e bashkëpunimit, duke vënë theksin në ekonomi, tregti dhe investime si fusha prioritare për bashkëpunimin e ardhshëm.
“Ministrat riafirmuan gatishmërinë e të dy vendeve për të intensifikuar bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë infrastrukturën, energjinë, turizmin dhe teknologjinë, sektorë në të cilët Emiratet e Bashkuara Arabe njihen si një lider global në inovacion”, thuhet në njoftim.
Ministrat ranë dakord se takimi i sotëm hapë derën për investime të reja dhe projekte të përbashkëta që do të forcojnë ndjeshëm lidhjen ekonomike midis dy vendeve, u bë e ditur në njoftim.