Mucunski: Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokusin e NATO dhe BE





Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s i cili u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel.

Në takim, siç njofton MPJ TJ, ministrat diskutuan implementimin e vendimeve të marra në Samitin e Hagës, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe përgjigjen ndaj sfidave moderne të sigurisë.

Në fjalimin e tij, ministri Mucunski theksoi rëndësinë e një qasje afatgjate dhe strategjike të Aleancës, si dhe nevojën për unitet midis aleatëve në drejtim të vullnetit të qëndrueshëm politik si dhe ndarjes së drejtë angazhimit kolektiv. Ai gjithashtu theksoi nevojën për një qasje të përbashkët për arritjen e një zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme për paqen, përmes procesit diplomatik konstruktiv të iniciuar nga SHBA dhe Ukraina, me mbështetjen e partnerëve.

“Ministri theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokusin e shtuar të NATO-s dhe BE-së, me një angazhim të koordinuar dhe strategjik që kontribuon në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe mbështetjen e integrimit të plotë të vendeve të rajonit në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në kumtesën e ministrisë.