MJK: Të gjithë njerëzit të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre





10 dhjetori shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi se
sivjet ishte 80-vjetori i themelimit të OKB-së. Para 77 vjetësh OKB-ja miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe 75 vjet më parë u caktua Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut, duke treguar dëshirën e përbashkët që të gjithë njerëzit t’i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre. Kina i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke gjetur një rrugë zhvillimi të të drejtave të njeriut që përputhet me kushte kombëtare dhe epokën.
Demokracia në mbarë procesin është thelluar, sundimi i ligjit është zbatuar në mënyrë efektive, sektori kulturor është zhvilluar me vrull, mirëqenia shoqërore është konsoliduar, arritjet e luftës kundër varfërisë janë zgjeruar, cilësia e mjedisit ekologjik është përmirësuar vazhdimisht dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut ka hyrë në një fazë të re. Kina ka marrë pjesë në mënyrë aktive në çështjet e OKB-së që lidhen me të drejtat e njeriut dhe ka zhvilluar shkëmbime të gjera me vende të ndryshme, duke luajtur një rol konstruktiv.