Mickoski: Qeveria me ritëm të përshpejtuar po e realizon agjendën reformuese, deri në janar pritet dorëzimi i 8 nga 12 hapat kyçе

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rendin e ditës të së cilës ishin pyetjet е deputetëve, kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski iu përgjigj pyetjes së parashtruar nga deputetja Dragana Bojkovska nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, e cila kishte të bën me agjendën reformuese të Qeverisë.

Kryeministri Mickoski theksoi se për shkak të kufizimeve ligjore, fushatës zgjedhore dhe zhvillimit të zgjedhjeve, një pjesë e hapave reformuesе kanë shënuar vonesa në realizim, ndërkohë që rreth 12 hapa është dashur të përfundonin deri në këtë moment. Ai theksoi se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të vijojë mobilizim i plotë i Qeverisë dhe institucioneve, me ndjekje dinamike të të gjithë hapave në intervale prej 7 deri në 10 ditë, si për ata që duhet të dorëzohen deri më 31 dhjetor, ashtu edhe për hapat që fillojnë nga 1 janari. Këta hapa, siç sqaroi kryeministri, kanë hyrë në grejs periudhë dhe duhet të përfundojnë plotësisht deri në qershor të vitit 2026.

Kryeministri Mickoski informoi se në takimin e fundit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Coshta, janë analizuar hapat reformuese, me ç’rast ai ka shprehur bindjen se të paktën tetë nga dymbëdhjetë hapat do të dorëzohen deri në mesin e janarit. Pas punës intensive, siç tha ai, Qeveria pret të dorëzojë 10 nga 12 hapat, ndërsa për dy hapat që nuk do të realizohen do të jepet një shpjegim i qartë dhe transparent para opinionit maqedonas.

Sa i përket sektorit të energjetikës, Ligji për Energjetikë është miratuar dhe harmonizuar me Zyrën e Komisionit Evropian, por sipas vlerësimit të Komisionit ai nuk konsiderohet plotësisht i përfunduar për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe mosfinalizimit të market-coupling, të cilat varen nga proceset në nivel të Bashkimit Evropian. Qëndrimi i Qeverisë është se ligji është dorëzuar dhe se për këto obligime duhet të përcaktohet një afat i ri deri në dhjetor të vitit 2026.

Si hap i dytë u theksua rikonstruktimi i objekteve në pronësi shtetërore me zbatim të masave të efikasitetit energjetik, me një plan të qartë për përfshirje prej 3% në nivel vjetor në 3 vitet ardhshme. Prioritetet tashmë janë përcaktuar, është formuar komitet mbikëqyrës dhe në seancën e ardhshme qeveritare Ministria e Energjetikës dhe Ministria e Financave do të obligohen të sigurojnë mjetet financiare, pas së cilës ky hap do të konsiderohet i përfunduar para Vitit të Ri.

Hapi i tretë në fushën e energjetikës ka të bëjë me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për qytetarët, për të cilin me vetëdijethamë se nuk do ta përmbushim. Nëse kjo do të ndodhte dhe nëse nuk do të vazhdohej subvencionimi i energjisë elektrike, qytetarëve do t’u vinin fatura për energji elektrike 50–70% më të shtrenjta se aktualisht. Dhe kemi thënë se me vetëdije nuk do ta realizojmë këtë hap”, theksoi kryeministri Mickoski.

Sa i përket harmonizimit të Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR nga zgjedhjet e vitit 2024, u paralajmërua se Ministria e Drejtësisë, së bashku me grupet parlamentare, do të përgatisë një dokument përkatës, pas së cilit do të pasojë dialog politik. Miratimi i ndryshimeve pritet pas përfundimit të zgjedhjeve shtesë, pas mesit të janarit.

Lidhur me hapat në fushën e drejtësisë dhe ndryshimet ligjore, kryeministri Mickoski theksoi:

“Për hapat që kanë të bëjnë me drejtësinë, për Ligjin për Këshillin Gjyqësor, ligji është përgatitur, është miratuar nga Komisioni i Venecias, është në kuadër të procedurës parlamentare dhe pres që në fillim të vitit të ardhshëm të votohet.”

Në sektorin e transportit, ai theksoi se është përgatitur një plan për ristrukturimin e dy kompanive shtetërore hekurudhore – Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë dhe Hekurudhat e Maqedonisë Transport – në bashkëpunim me ekspert të Bashkimit Evropian. Plani i është dorëzuar Komisionit Evropian dhe pas marrjes së përgjigjes do të shqyrtohet dhe miratohet në seancë qeveritare, me ç’rast ky hap do të konsiderohet i përfunduar.

Në pjesën e optimizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve publike, kryeministri theksoi se Kadastra i ka përfunduar të gjithë hapat e paraparë, MALMED ka realizuar 9 nga 19, ndërsa institucionet e tjera, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, po punojnë intensivisht për përmbushjen e obligimeve.

Kryeministri Mickoski nënvizoi se Qeveria dhe institucionet vazhdojnë punën me ritëm të përshpejtuar, me ç’rast një pjesë e madhe e hapave tashmë janë realizuar ose janë në fazë përfundimtare, ndërsa mjetet financiare po lirohen gradualisht. Nga prilli, siç theksoi ai, shteti do të hyjë në një trajektore të plotë reformuese si asnjë vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, me përmbushje të obligimeve në kohë dhe në mënyrë konsekuente.

Po ashtu, u paralajmërua edhe punë intensive në planin “roaming si në shtëpi”, me qëllim që qytetarët maqedonas të përdorin shërbime celulare pa kosto shtesë roamingu.