Mickoski: Politikanët bëjnë dramë dhe krijojnë imazh të rremë për Koçanin, shpreh ngushëllime të thella për familjet e viktimave (VIDEO)





Përkundër faktit se opozita u përpoq të krijojë, si zakonisht, një imazh të rremë, të bëjë dramë se unë dhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do të paraqitemi gjatë debatit Anketues, e patë se të gjithë ishim të pranishëm edhe Presidentja erdhi gjithashtu të jetë pjesë e debatit Anketues, Kryetari i Kuvendit, unë personalisht. Kështu që, ishim këtu për të dëgjuar, i dëgjuam qëndrimet e prindërve, atyre që morën fjalën. I dëgjuam gjithashtu diskutimet e disa prej organizatave si “Support Koçani”, “Kush është i rradhës”, dhe disa nga diskutimet e disa deputetëve.

Kështu që, ja që të mos ndodhë që gënjeshtrat e vazhdueshme të opozitës të bëhen të vërteta, si zakonisht, të gjitha ato gënjeshtra u shpërndahen në duar si një gënjeshtër e zakonshme, ndërsa e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Edhe një herë dua të shpreh ngushëllime për të gjithë ata që i humbën më të dashurit e tyre në këtë ngjarje tragjike, si dhe për ata që u lënduan nga kjo ngjarje tragjike.

Ne si shtet do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar ata që po trajtohen, për t’u ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm dhe sigurisht e bashkëndjejmë dhimbjen me të gjitha atyre familjeve që humbën më të dashurit e tyre.