Mickoski: Është gënjeshtër se ka marrëveshje për migrantë, qytetarët të jenë të qetë

Qytetarët të jenë i qetë. Përderisa është kjo qeveri, migrim të paligjshëm, migrim të ligjshëm si rezultat i aplikimeve të dështuara për azil, apo si rezultat i ndonjë marrëveshjeje, nuk do të ketë. Kjo shihet qartë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve në Kuvend.

Shumë herë kemi komentuar në publik se është një gënjeshtër dhe konstruksion absolut pretendimi se ndonjëherë kemi biseduar për këtë temë në procesin e arritjes së marrëveshjes për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, theksoi kryeministri Mickoski, duke e vlerësuar këtë temë si një fushatë të opozitës për përhapje të gënjeshtrave me qëllim defokusimin e vëmendjes nga zhvillimet e brendshme partiake në LSDM, konkretisht zgjedhja e përbërjes së re të Komitetit të tyre Ekzekutiv.

Kjo është filozofia dhe truku i PR-it që mendojnë se do ta bëjnë. Mendoj se kjo nuk është lojë afatshkurtër, por lojë e prapambetjes. Nëse dikush pretendon të jetë një opsion serioz politik, atëherë duhet të ketë edhe qëndrime serioze; këto nuk janë qëndrime serioze, por gjimnastika politike pa asnjë lidhje reale… Ja, do të vijnë marsi dhe prilli, migrantë nuk do të ketë, do të vijë edhe qershori, përsëri nuk do të ketë migrantë, dhe atëherë çfarë do të bëhet? Në zgjedhjet e ardhshme, në vend të 18, do të kenë 12 deputetë, vlerësoi Mickoski.

Mickoski po ashtu vuri në dukje sallën e zbrazët në pjesën ku duhet të ulet opozita, ku nuk kishte deputetë, duke theksuar se kjo është dita dhe seanca për pyetje të deputetëve, dita kur opozita duhet ta pyesë qeverinë, ndërsa deputetët që u kushtojnë qytetarëve nga dy deri në tre mijë euro në muaj — deputetët e opozitës — nuk janë të pranishëm.

Kjo është fotografia e opozitës maqedonase sot. Le ta shohin qytetarët kush pretendon të jetë qeveri në Maqedoni.

Mickoski theksoi se, pavarësisht frikës së LSDM-së-së nga zgjedhjet e parakohshme, si qeveri dhe shumicë përgjegjëse në Kuvend, zgjedhje në pranverë nuk do të ketë, sepse viti i ardhshëm është i mbushur me sfida që duhet të zgjidhen.

Në temën “migrantët”, Mickoski e përshëndeti Rezolutën e miratuar në Kuvendin maqedonas.

Me këtë, në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje i vihet fund kësaj teme të trilluar për migrantët, konfirmohen politikat e qeverisë, ndërsa këto politika u konfirmuan nga qytetarët në zgjedhjet lokale që u mbajtën disa javë më parë. Kjo qeveri, si rrallë ndonjë qeveri nga pavarësia e deri më sot, ka obligim t’i mbrojë interesat e qytetarëve, sepse historikisht gëzon besimin më të madh. Prandaj duhet të sillemi me përgjegjësi, sado që të kemi punë me një opozitë të papërgjegjshme, tha Mickoski.

Mickoski e komentoi edhe ankesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për Rezolutën e miratuar në Kuvend nga LSDM, duke e quajtur këtë “të çuditshme” dhe të paparë në botë, pasi nuk bëhet fjalë për ligj apo akt nënligjor, por për Rezolutë.

Mendoj se vendi nuk është atje. Vendi është këtu, në Parlament. Këtu zhvillohet debati, këtu mbrohen argumentet, këtu qytetarët ndjekin, por këto vende të opozitës janë bosh. Prandaj, kur nesër të flasin për interesat e qytetarëve, për standardin e tyre, për një shtet më të mirë, qytetarët mjafton ta shohin këtë pamje — sot, në pyetjete të deputetëve. Kjo është fotografia e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë, u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me temën e migrantëve, duke treguar vendet e zbrazëta në Kuvend ku mungonin deputetët e opozitës.