MF: U mbajt ankandi për emetimin e tretë – mbi 2 miliardë denarë fletobligacione të regjistruara të qytetarëve
Mbi 2 miliardë denarë ose 33 milionë euro u regjistruan sa i përket fletobligacioneve të qytetarëve nga emetimi i tretë për të cilin prospekti u publikua më 26 nëntor, ndërsa ankandi u mbajt ditën e sotme. Interesi ishte dukshëm më i lartë se vlera e publikuar në prospektin në vlerë prej 100 milionë denarësh.
Në ankand u regjistruan fletobligacione të qytetarëve nga 1543 qytetarë. Një fletobligacion i qytetarëve kishte vlerën 10.000 denarë, me ç’rast afatizimi është 2 vjet dhe norma e interesit 4.5% në nivel vjetor. Fletobligacionet e qytatarëve do të regjistrohen në emrat e qytetarëve në Depozituesin Qendror të Letrave me Vlerë.
Data e maturimit të emetimit të tretë të fletobligacioneve të qytetarëve është 19 dhjetor 2027. Pagesa e interesit për vitin e parë maturon më 19 dhjetor 2026, ndërsa për vitin e dytë më 19 dhjetor 2027.
Ministria e Financave, paraprakisht ka emetuar 2 emetime të fletobligacioneve të qytetarëve në vlerë të përgjithshme prej 41.1 milionë eurosh, të cilat janë paguar tashmë së bashku me interesin për të dyja vitet. Në emetimin e parë, u regjistruan fletobligacione në vlerë prej 23.5 milionë eurosh, ndërsa në emetimin e dytë, 17.6 milionë euro.