Lajme të këqija për Leccen dhe Eusebio Di Francescon: Mesfushori shqiptar, Medon Berisha u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi gjatë ndeshjes kundër Pisës.
Gjatë sfidës ndaj Pisës, Berisha u largua herët nga loja për shkak të një dëmtimi që shkaktoi jo pak shqetësim te stafi teknik i drejtuar nga Di Francesco.
Mesfushori i Lecces pësoi dëmtimin në pjesën e parë, duke detyruar trajnerin të bëjë një zëvendësim të detyruar.
Në vend të Berishës, tekniku verdhekuq vendosi të fusë në lojë Kaban në minutën e 11-të.
Në orët në vijim do të kryhen edhe testet e nevojshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe për të vendosur kohën e rikuperimit për Berishën.