Mbërrin delegacioni i SHBA në Kremlin, Witkoff dhe Kushner takojnë Putin





Një autokolonë që shoqëron zyrtarë të lartë amerikanë është parë sot pranë Kremlinit, raportojnë burime të Reuters. Në delegacion bëjnë pjesë Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump, dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff. Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjetet duke lëvizur në zonën e sigurisë së lartë përreth kompleksit qeveritar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se bisedimet ku do të marrë pjesë presidenti Vladimir Putin pritet të nisin pas orës 17:00 sipas kohës së Moskës (14:00 GMT). Ai tha se takimi do të zgjasë “sa të jetë e nevojshme”, pa dhënë detaje mbi agjendën apo përmbajtjen e diskutimeve.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga pala amerikane për qëllimin e vizitës.