Matoshi: 100.000 shqiptarë do votonin për LSDM-në nëse Stevo Pendarovski bëhet kryetar i saj





Ish-deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare dhe veteran i UÇK-së, Ruzhdi Matoshi, vlerëson se nëse në krye të LSDM-së do të vinte një lider si Stevo Pendarovski, kjo parti do të shkëpuste 100 mijë votues nga elektorati shqiptarë që do të rreshtoheshin në krah të ish-presidentit.

“Neve njëherë na ka rrëshqitur elektorati te LSDM-ja. 60 mijë shkuan. Ata nuk shkuan kot, por sepse kishin dëshpërim. Me sjell LSDM-ja ndonjë lider kosmopolit, për shembull me sjell Pendarovskin 100 mijë mund të na shkojnë andej. Ata shkojnë më fajin tonë”, u shpreh Matoshi në podcastin “Rishtazi” të gazetës KOHA .