Notarja Learta Memeti nga Kumanova ka shënuar rezultate të rëndësishme në dy gara të ndryshme noti, duke konfirmuar formën e saj të mirë sportive, informon TVFESTA
Në garën republikane të organizuar nga Federata e Notit e RMV, e cila u zhvillua më 13.12.2025 në Pishinën “Boris Trajkovski” në Shkup, Learta Memeti u rendit në vendin e dytë në disiplinën 50 metra stil i lirë.
Ndërkohë, në garën komunale të organizuar nga Lidhja Komunale e Sporteve Shkollore në Kumanovë, me moton “Sport për të gjithë fëmijët”, Learta Memeti arriti të fitojë vendin e dytë në 50 metra stil i lirë, si dhe vendin e tretë në disiplinën bretkocë.
Këto rezultate dëshmojnë përkushtimin dhe progresin e vazhdueshëm të notares së re, e cila po paraqitet me sukses në garat komunale dhe republikane/tvfesta