Largohet Blerim Bexheti në vend të tij vjen Nebi Rexhepi si Sekretar Organizativ i BDI-së





Në Kongresin e Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili po mbahet sot në Shkup, Nebi Rexhepi është zgjedhur Sekretar Organizativ i partisë, duke zëvendësuar Blerim Bexhetin.

Ky ndryshim vjen në kuadër të rinovimit të strukturave drejtuese të partisë dhe synon përforcimin e organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve të BDI-së në të gjithë vendin, raporton TS.

Zgjedhja e Rexhepit pritet të ketë ndikim në rritjen e efikasitetit organizativ dhe mobilizimin e anëtarësisë, ndërsa BDI vazhdon përgatitjet për sfidat e ardhshme politike./TS