Kush nga të dënuarit për 27 prillin do të lirohet pikërisht para Vitit të Ri?





Shumica e të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit 2017 kanë marrë lirim me kusht pasi kanë vuajtur më shumë se dy të tretat e dënimeve të tyre, informon „Shkupi1“ nga burime në Gjykatën Penale.

Këshilli Penal ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për një vendim të tillë. Në liri, një ditë para Vitit të Ri, duhet të dalin Munir Pepiq, Oliver Popovski, Vlatko Trajkovski, Dushko Lazarov, Jane Cento, Mitko Peshov, Goran Gjoshevski dhe Nikola Mitrevski.

Derisa deri tani lirime me kusht kanë marrë Mladen Dodevski dhe Goran Angelov-Qoseto, të cilët ishin ndër të parët që dolën nga burgu.