Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave për kandidatët për deputetë.
Deri tani janë procesuar 23 vendvotime.
Sipas këtyre rezultateve këta janë top pesë kandidatët më të votuar të VV-së, që drejtohet nga Albin Kurti, i cili është i pari në listë.
Tutje, është Glauk Konjufca, Arsim Ademi, Refki Suma dhe Hekuran Murati.

