Kremlini njoftoi sot se mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO është një çështje themelore në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje dhe vuri në dukje se kjo është subjekt i një diskutimi të veçantë.
” Sigurisht, kjo çështje është një nga gurët themelorë dhe sigurisht që është subjekt i një diskutimi të veçantë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Sipas tij, Rusia pret të informohet nga Shtetet e Bashkuara pas bisedimeve në Berlin midis amerikanëve, evropianëve dhe ukrainasve mbi një plan për zgjidhjen e krizës.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin kërkon që Ukraina të heqë dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe të tërheqë trupat e saj nga 10% e rajonit të Donbasit, provincat Donetsk dhe Luhansk, që ende kontrollon.
Moska po kërkon gjithashtu që Ukraina të mbetet neutrale dhe të mos lejojë vendosjen e trupave të NATO-s në territorin e saj.