Konfiskohen qindra vegla pune, u kapën në një veturë me targa të Shkupit





Dy persona janë arrestuar pasi në një veturë me targa të Shkupit u kapën duke transportuar vegla pune, për të cilat nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se personat në fjalë nuk kishin dokumentacion përkatës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

“Më 07.12.2025, në autostradën Tabanoc–Kumanovë, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për masa kompenzuese privoi nga liria L.A. (32) nga fshati Nikushtak dhe A. Sh. (32) nga Shkupi. Policët ndaluan automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.A., me pasagjer A. Sh., dhe gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 237 copë vegla të reja, të pa përdorura, të llojeve të ndryshme dore, me bateri dhe elektrike, pa asnjë dokumentacion.
Automjeti dhe veglat u sekuestruan, ndërsa personat u privuan nga liria në SPB Kumanovë sipas nenit 278-b dhe nenit 235 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Konfiskohen qindra vegla pune, u kapën në një veturë me targa të Shkupit