Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit, teksa e ka nisur me një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim.
Rama u ndal edhe tek vlerësimet ndërkombëtare për Shqipërinë në raport me liritë ekonomike dhe njerëzore, duke përmendur Indeksin e Lirisë ekonomike e njerëzore të publikuar nga Instituti amerikan Cato.
Kryeministri thekson se Shqipëria është renditur e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9-ta në të gjithë pjesën e Europës Lindore.
“Shqipëria është renditur e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9-ta në të gjithë pjesën e Europës LindorE, ku sa i përket lirisë ekonomike, renditet përpara vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia, Greqia.
Është një pasyrë pozitive, një lajm i mirë.
Jemi në një vit që ende nga aspekti ekonomik është ndër më të mirët, me të dhëna pozitive dhe parashikohet që të mbyllet me një rritje ekonomike pothuajse 4%.
Ndërkohë, bizneset e reja janë shtuar me afro 20%, investimet e huaja kanë pasur një rritje me mbi 10% dhe stoku i investimeve të huaja është domethënës dhe më i lartë, me mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar. Paga mesatare në tre mujorin e tretë ka rezultuar 833 euro, një rritje domethënëse.
Kemi për pak ditë dhe hyrjen në fuqi të ligjit për pagat minimale që shkon në 500 euro dhe do prek një numër të konsiderueshëm punonjësish në privat dhe në shtet”, tha kryeminsitri Edi Rama.
