Kompania ajrore kineze nis fluturimin direkt më të gjatë në botë





China Eastern Airlines ka inauguruar fluturimin më të gjatë direkt në botë, duke lidhur Shangain me Buenos Airesin në një udhëtim që përshkon rreth 19,631 kilometra.

Linja ajrore konfirmon se koha e fluturimit arrin 25.5 orë në drejtimin Shangai–Buenos Aires dhe mund të shkojë deri në 29 orë në kthim për shkak të erërave të kundërta.

Itinerari përfshin një ndalesë teknike dy-orëshe në Auckland, Zelandë e Re, gjatë së cilës pasagjerët mund të pushojnë, por fluturimi vazhdon të konsiderohet “direkt”, pasi nuk ka ndërrim avioni.

Udhëtimi do të operohet nga avionë Boeing 777-300ER, me dy fluturime në javë, duke vendosur një standard të ri për udhëtimet ajrore ndërkontinentale.