Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin edhe biznesmenin grek Giannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga oficerët e Policisë greke.
Sipas informacioneve që raportohen nga mediat fqinje, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë, raporton TCh, transmeton Periskopi.
Informacionet tregojnë se atentati ndaj Lalës, në maj 2025 në Liosia, u krye nga katër shqiptarë. Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, ishte akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate.
Ai është një nga kriminelët më mizorë dhe të rrezikshëm dhe një hallkë shumë e rëndësishme në të ashtuquajturën Mafia Greke. Më pas, “Demos”, siç njihet në qarqet e krimit të organizuar, qëlloi nga një motoçikletë, dhjetëra herë në Mercedesin e zi në të cilin ndodhej Lalas, por makina e blinduar e shpëtoi./Periskopi