Kapen 295,270 € në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës





Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi i tij kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për të deklaruar.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të imtësishëm të veturës është zbuluar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda automjetit. Paratë janë sekuestruar menjëherë në përputhje me procedurat ligjore.

“Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.
Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës.
Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit kufitar dhe parandalimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë dhe interesave të vendit.”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. /TS/