Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres





Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të presë rreth 100,000 pasagjerë në ditët kulmore, ndërsa Aeroporti i Gjenevës mbi 70,000. EuroAirport i Bazelit parashikon 445,000 pasagjerë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, një rritje prej 16% krahasuar me vitin e kaluar.

Zëdhënësja e Aeroportit të Cyrihut, Livia Caluori, paralajmëron për pritje më të gjata në check-in, kontrollin e sigurisë dhe pasaportave. Aeroportet rekomandojnë:

Pako bagazhet në përputhje me rregullat për të shmangur problemet.

Përdorni check-in online dhe makinat e vetë-shërbimit për bagazhet.

Arrini të paktën 1.5–2 orë para fluturimeve brenda zonës Schengen dhe 2–3 orë për fluturimet ndërkontinentale.

Në Aeroportin e Gjenevës, kërkesa është veçanërisht e lartë për pushimet dimërore dhe qëndrimet në male, me disa ditë ku presin mbi 70,000 pasagjerë. Me përgatitje të hershme, udhëtimi juaj i Krishtlindjeve mund të jetë sa më i qetë dhe pa stres./Albinfo.