Kanosi me mesazhe një person, arrest shtëpie për drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme





Shërbimet e Komisariatit nr. 4 ndaluan me iniciativë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, pasi dyshohet se ka kanosur me mesazhe shtetasin e huaj M. M. Gjykata e Tiranes ka caktuar për të masën “arrest në shtepi” për shkak se është nëne e një femije të mitur.

Po ashtu, në një tjetër episod, sipas të dhënave nga policia, ajo dyshohet se ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, pranë rrugës “Hysen Gjura” në Kinostudio.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Alma Bime mban postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme prej disa vitesh.

Në shtator të këtij viti, Policia e Tiranës ka arrestuar Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), pasi ai u dyshua se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime. Ishte kjo e fundit që kallëzoi rastin në polici.