Në përballjen që vlen për xhiron e 6-të të fazës së grupeve të UEFA Champions League, e programuar për sonte në “Allianz Stadium“, Zhegrova pritet të jetë pjesë e formacionit startues të Juventusit kundër Pafo-s,
Ky vendim vjen pasi lojtari ka treguar përkushtim në stërvitje dhe trajneri Luciano Spalletti beson se ai mund të sjellë kreativitet e ritëm në krahun ofensiv, diçka që Juventusit i duhet në këtë ndeshje me rëndësi të madhe për kualifikim.
Për Zhegrovën, kjo është një mundësi e re për të dëshmuar vlerën e tij, pasi deri tani ka pasur pak minuta lojë me Zonjën e Vjetër por tashmë ka besimin e stafit teknik.
Kjo ndeshje nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
JUVENTUS (3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; McKennie, Locatelli, Miretti, Cambiaso; Zhegrova, Yildiz; Davidi.
PAFOS (3-4-1-2): Michail; Luckassen, David Luiz, Goldar; Bruno, Šunjić, Pepe, Dragomir; Oršić; Quina, Anderson Silva.