Isen Shabani ndez Vrapçishtin: Mbështetje masive dhe sinjale të qarta drejt fitores së madhe





Kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Isen Shabani, ka deklaruar se mbështetja qytetare e dëshmuar sot konfirmon ndjenjën pozitive që, sipas tij, është e pranishme çdo ditë në terren.

Me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe energji pozitive, u shënua nisja zyrtare e rrugëtimit drejt asaj që Shabani e cilëson si “Fitorja e Madhe”. Ai theksoi se uniteti dhe përkrahja e treguar janë dëshmi e besimit të fortë të qytetarëve në vizionin dhe programin e tij, njofton TS.

“Sot u konfirmua ajo që ndjehet çdo ditë në terren: mbështetje e madhe, energji pozitive dhe besim i palëkundur. Ky unitet është një sinjal i qartë se fitorja po vjen,” u shpreh Shabani.

Ai shtoi se fushata do të vazhdojë me takime të drejtpërdrejta me qytetarët, duke u fokusuar në zhvillimin lokal, përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin./TS