Hoxha Omer Dauti: Kush e amniston një dhunues, bëhet pjesë e dhunës





Hoxha Omer Dauti ka reaguar fuqishëm ndaj rasteve të dhunës dhe ndaj tendencës së disa institucioneve apo individëve për t’i falur ose relativizuar dhunuesit. Ai thekson se çdo tolerim ndaj dhunës e rrit problemin dhe e bën shoqërinë bashkëfajtore.

Sipas Dautit, “kush e amniston një dhunues, bëhet pjesë e dhunës; kush hesht para tij, e ushqen dhunën; dhe kush ka mundësi të ndërhyjë e nuk e bën, mban të njëjtën barrë”. Ai thekson se dhuna ndaj grave, fëmijëve dhe çdo personi të pambrojtur është e pajustifikueshme dhe përhapet më shumë pikërisht për shkak të heshtjes dhe arsyetimeve të gabuara.

Dauti paralajmëron se dhunuesit marrin guxim kur nuk ndëshkohen dhe kur falen pa meritë, duke shkaktuar tragjedi dhe vuajtje të panevojshme. Sipas tij, ndryshimi vjen vetëm përmes qëndrimit të prerë, zërit të fortë dhe veprimit konkret.

“Dhuna nuk zhduket me heshtje. Duhet ndaluar sot, jo kur është tepër vonë”, përfundon ai.