Haradinaj: Nëse Serbia dënohet për gjenocid, për neve është fitore





Ish-nënkryetari i OVL – UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar detajet e reja që janë publikuar nga gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, ku përmendet edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Haradinaj në emisionin e mëngjesit ‘Ora Shtatë’ në Klan Kosova, tha se nëse Serbia dënohet si shtet për gjenocid, kjo do të ishte fitore për vendin tonë.

Sipas tij, pavarësisht mundësisë së dënimit, mendësia e serbëve nuk ndryshon.

“Nëse Serbia dënohet për gjenocidin në Kosovë, për neve do të jetë fitore. Mendësia e serbëve nuk ndryshon, se ata qysh në djep mësohen me qenë njerëz okupues, me pushtu e sidomos në urrejtje. Por, politikat ndryshojnë nëse Serbia dënohet për gjenocidin” – tha Haradinaj.