Gjatë protestës së madhe që po mbahet sot në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, kundër Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të lirimit të ish-komandantëve të UÇK-së së Kosovës, një moment simbolik ka tërhequr vëmendje të madhe publike, raporton TS.
Ish-gjenerali dhe deputeti i Kosovës Daut Haradinaj ia ka vendosur shallin me simbolin e UÇK-së ish- komandantit dhe ish kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në mesin e turmës së protestuesve.
Ky veprim është shoqëruar me brohoritje të fuqishme “UÇK! UÇK!”, duke rritur edhe më shumë emocionet në shesh./TS