Hamza viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!





Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar sot në Hagë Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Ai thotë se muret e Hagës nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e tyre e të shokëve të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

“Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. I gjeta mirë me shëndet dhe plot entuziazëm për bashkimin tonë. Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen këtu”.

“Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare. Kosova po i pret bijtë e saj me krenari. Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi. Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!”, ka shkruar Hamza.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo