Hajduti tenton të vjedhë një ‘Yugo’ në Bërvenicë, por bëhet nervoz kur makina nuk ndizet dhe i vë flakën





MPB njofton 05.12.2025 në orën 14:30 në SPB Tetovë, I.S. (58) nga fshati Bërvencë ka denoncuar se ditën e mëparshme në periudhën nga ora 13:30 deri në 19:30 para fabrikës së mobiljeve në fshatin Bërvencë, një person i panjohur ka hyrë në automjetin e tij të tipit “Yugo” me targa të Tetovës, e cila ka qenë me dyer të shkyçura, dhe është përpjekur ta ndezë automjetin, por pasi nuk ka arritur në qëllimin e tij, ka vënë zjarr në automjet. Zjarri është fikur nga kalimtarë të rastit. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.