Policia ka nisur hetimin e një rasti të një lëndimi trupor të ndodhur të enjten në Mitrovicë të Veriut.
Sipas raportit të policisë, bëhet fjalë për një grua e cila ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin në Mitrovicë të Veriut dhe më pas në QKUK.
“Pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKUK, e njëjta përsëri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë Veri”.
“Me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është duke u hetuar”, thotë policia, transmeton Klankosova.tv.