Gostivar – Dy persona arrestohen pasi qëlluan me thikë një punonjës pas një mosmarrëveshjeje për parkim





Më 04.12.2025, rreth orës 16:10, në DPB Gostivar janë ndaluar personat B.Z. (44) nga fshati Raven dhe F.A. (57) nga Gostivari. Dyshohet se ata, rreth orës 12:50, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, së bashku me një person tjetër, kanë sulmuar fizikisht A.A. (41) nga Shkupi pas një mosmarrëveshjeje paraprake për një vendparkim.

Sipas njoftimit, sulmi është kryer me një mjet metalik dhe një mjet të mprehtë – thikë – duke i shkaktuar A.A.-së plagë serioze. Viktima ndodhej në vendngjarje për shkak të detyrave të tij të punës për një subjekt juridik nga Shkupi.

Të dy të dyshuarit janë privuar nga liria dhe ndodhen në stacionin policor të Gostivarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen parashtresa adekuate.TS