Gjorgjievski: Shkupi do të ketë një Luna park të ri





Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informoi se sot fillon furnizimi publik për projektimin dhe montimin e Luna parkut të ri.

Siç theksohet në njoftimin e Qytetit të Shkupit, me fillimin e furnizimit publik për projektimin dhe montimin, qyteti hyn në një fazë të re të transformimit urban që do të ofrojë atraksione moderne, qasje të plotë dhe përmbajtje të reja për të gjitha gjeneratat.

Gjorgjievski thekson se rrota e panoramës, një anije piratë, një nëndetëse, luhatëse dhe shumë elementë të tjerë do të krijojnë një atmosferë unike që do të pasurojë imazhin turistik të Shkupit. Në këtë hapësirë prej 84.000 metra katrorë, siç nënvizon kryetari, do të shfaqet një vend ku familjet do të kalojnë kohë cilësore së bashku, ku do të ketë zona për pushim, art rrugor, hapësira për ngjarje kulturore dhe teatër me skenë të mbyllur.