Në administratën e Qytetit të Shkupit ka tepricë të të punësuarve. Kështu deklaroi sonte kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një intervistë për televizionin Telma.
Ai tha se një numër kaq i madh i të punësuarve nuk është i nevojshëm për funksionimin e Qytetit.
“Nuk më duhen 25 higjieniste. Ja po e them hapur, mua nuk më nevojiten 25 higjieniste, por ka aq në Qytetin e Shkupit. Nuk më duhen as dhjetë shoferë, unë ende vozitem vetë. Edhe në Kisella Vodë vozitesha vetë, edhe tani vozitem vetë. Kështu ndihem më i sigurt. Ky është zgjedhja ime personale. Nuk kam as sigurim, kam vetëm një bashkëpunëtor që më ndihmon rreth këtyre çështjeve,” tha Gjorgjievski.