Gjenden mbi 4300 copë mjete piroteknike në Shtip, privohet nga liria një person, vijon kallëzimi përkatës





Më 08.12.2025, në orën 20:15, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria M.N. (47) nga Shtipi. Gjatë kontrollit të tezgës së tij në sheshin “Liria”, në Shtip, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan 1340 copë mjetesh të llojllojshme piroteknike. Më pas, me urdhëresë gjykate, është kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar 2993 copë mjetesh të ndryshme piroteknike.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal.