Gazetari i Tetovasot, Nevrij Ademi, ndjek zhvillimet e protestës në Shkup





Gazetari i Tetovasot, Nevrij Ademi, është në terren dhe po ndjek nga afër zhvillimet e protestës që po mbahet sot, 13 dhjetor, në Shkup. Ai do të sjellë për ju të gjitha detajet e tubimit, përfshirë intervista dhe zhvillime të tjera nga vendi i ngjarjes.

Pas protestave të mbajtura në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë, sot qytetarë dhe mbështetës po mblidhen në Shkup në sheshin “Skënderbeu”, ku tubimi do të nisë në ora 13:00. Protesta organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Organizatorët e kanë quajtur këtë protestë paqësore, duke theksuar se ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë të padrejtë nga sistemi gjyqësor ndërkombëtar.

Nevrij Ademi do t’ju raportojë për çdo zhvillim të protestës, duke përfshirë edhe reagimet e pjesëmarrësve dhe mesazhet e tyre drejtuar publikut dhe institucioneve.