Gashi në Doha takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë të Katarit, z. Hasan Al Thawadi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi realizoi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë të Katarit, z. Hasan Al Thawadi, i cili është përgjegjës për zhvillimin e industrisë filmike. Me qëllim të një zhvillimi më të madh të industrive kulturore dhe kreative, Shteti i Katarit po hap mundësinë për investime dhe mbështetje të filmave dhe projekteve mediatike, si pjesë e vizionit afatgjatë për Katarin.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe festivaleve filmike të dy shteteve, përmes produksioneve të përbashkëta, mbështetjes së producentëve dhe regjisorëve të rinj, mund të kontribuojë në pasurimin e potencialit kreativ të të dy shteteve.