FSHF miraton skemën e re të shpërndarjes së fondit financiar për incentivimin e futbollit të vajzave





Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së lidhet me një skemë të re shpërndarjeje të fondit financiar për incentivimin e futbollit të vajzave në të gjithë Shqipërinë.
Ky vendim synon të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në futboll, si edhe në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për zhvillimin e tyre sportiv.
Skema e re e miratuar ka për qëllim sigurimin e një shpërndarjeje më efektive dhe më të drejtë të fondeve që FSHF akordon për futbollin e vajzave, duke kombinuar Fondin e Solidaritetit të UEFA-s me Fondin e Incentivimit të FSHF-së.
Nëpërmjet këtij kombinimi, synohet një shpërndarje korrekte, transparente dhe e barabartë e incentivave financiare. Shpërndarja e kësaj incentive do të kryhet drejtpërdrejt në llogaritë bankare të lojtareve vajza, të federuara pranë ekipeve përkatëse të futbollit të vajzave.

LINKU: https://fshf.org/sq/ke-miraton-skemen-e-re-te-shperndarjes-se-fondit-financiar-per-incentivimin-e-futbollit-te-vajzave/