Fitore në Stamboll: Eris Bajra vazhdon serinë perfekte me fitoren e radhës





Eris Bajra, kampion i IBO Youth dhe WBO Youth në peshën welter për të rinj, u rikthye në ring sonte në Stamboll me një fitore të madhe.

Bajra triumfoi me plot meritë në përballjen e rëndësishme ndaj boksierit nga Tanzania, Makaveli Mponji.

Në këtë rikthim, ai dha një paraqitje shumë bindëse, duke dëshmuar formë të lartë dhe duke regjistruar një tjetër fitore të merituar, që i shton edhe më shumë vlerë statistikave të tij mbresëlënëse.

24-vjeçari numëron tashmë 10 ndeshje në boksin profesionist dhe i ka fituar të gjitha, çka bën që pritshmëritë për të ardhmen e tij të jenë shumë të mëdha.

Fitorja e arritur sonte në Stamboll, ndaj një kundërshtari jo të lehtë, konfirmon qartë se Eris Bajra ka një të ardhme premtuese përpara.