Filipçe shkon në takim në ambasadën shqiptare në Shkup





Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur në një takim kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe.

“Një kafe në Ambasadë me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipce. Bisedë e hapur për zhvillimet politike në vend, sfidat rajonale, ekonominë dhe rëndësinë e integrimit rajonal si faktor stabiliteti dhe progresi. Dialog me fokus te e ardhmja dhe përgjegjësia politike në kohë që kërkojnë maturi dhe vizion”, njoftoi Denion Meidani, ambasador i Shqipërisë në Shkup.