Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i saj, Masar Omeragiq, i kanë shprehur urimet e tyre më të sinqerta KF Shkëndija për kualifikimin e suksesshëm në fazën eliminatore të Ligës së Konferencës së UEFA-s.
Në urimin zyrtar thuhet se ky sukses është rezultat i qasjes profesionale të klubit, shpirtit të fortë ekipor dhe ambicies për t’u dëshmuar në arenën ndërkombëtare. Njëkohësisht, kualifikimi i Shkëndijës përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në promovimin e futbollit të klubeve të Maqedonisë në Evropë.
FFM dhe presidenti Omeragiq shprehin bindjen se Shkëndija do të vazhdojë me paraqitje cilësore edhe në fazën e ardhshme të garave, duke i uruar lojtarëve dhe stafit teknik shumë suksese dhe një prezantim dinjitoz në vazhdimin e rrugëtimit evropian.TS