Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai përmes një postimi në Fejsbuk ka uruar rizgjedhjen e Hristijan Mickoskit në krye të VMRO-DPMNE-së në Kongresin e kësaj partie të mbajtur sot.
Sipas tij, bashkëpunimi si në Qeveri ashtu edhe si koalicion, do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, me të njëjtin fokus dhe energji, progres dhe rezultate konkrete që e çojnë vendin përpara.
“I uroj kryeministrit Hristijan Mickoski, mandatin e tij të tretë në drejtimin e VMRO-DPMNE-së. Rikonfirmimi i besimit nga kongresi i partisë së tij tregon qartësisht drejtimin dhe vizionin që ai ka ndërtuar si prijës. I dëshiroj sukses në këtë kapitull të ri dhe në realizimin e objektivave që e presin. Bashkëpunimi ynë, si në Qeveri ashtu edhe si koalicion, do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, me të njëjtin fokus dhe me të njëjtën energji, duke sjellë zhvillim, progres dhe rezultate konkrete që e çojnë vendin përpara.