Fetai takon ish kongresmenin dhe mikun e madh të shqiptarëve Vito Fossella, ftohet ta vizitojë Dibrën





Zëvendëskryeministri, Arben Fetai sot në Nju Jork ka realizuar takim me kryetarin e Staten Island dhe ish kongresmenin, mikun tonë të madh, Vito Fossella.

Biseda ka qenë e ngrohtë dhe meqenëse Staten Island është shtëpia e dytë e një komuniteti të madh dhe të suksesshëm dibran, Fossella është ftuar të vizitojë Dibrën.

“Pata një takim shumë të vlefshëm me kryetarin e Staten Island dhe ish kongresmenin, mikun tonë të madh, z. Vito Fossella. Biseda qe e ngrohtë, një dialog i vërtetë mes njerëzish që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë, dhe se forca e vërtetë e një shoqërie qëndron te komuniteti dhe te lidhjet ndërnjerëzore”, ka thënë Fetai.

Në takim është folur edhe për zhvillimet në rajon si dhe kontributin dhe sakrificat e mërgimtarëve tanë, punën e tyre të palodhur dhe historitë e suksesit në Nju Jork, “si dhe për mundësitë e reja për të ndërtuar ura edhe më të forta bashkëpunimi mes nesh”.

“Meqenëse Staten Island është shtëpia e dytë e një komuniteti të madh dhe të suksesshëm dibran e ftuam z. Fossella të vizitojë Dibrën që të shohë me sytë e tij vendlindjen, bukuritë natyrore, kulturën e pasur dhe rrënjët e mijëra bashkëqytetarëve të tij nga Staten Island.
Kudo që ka dibranë, ka punë të palodhur, sukses dhe krenari!”, ka thënë zëvendëskryeministri
Fetai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo