Faton Ahmeti uron Bajram Rexhepin për zgjedhjen në krye të Degës së BDI-së në Tetovë





Shefi i Kabinetit të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim  Ali Ahmetit, Faton Ahmeti, ka uruar Bajram Rexhepin për zgjedhjen e tij në pozitën e kryetarit të Degës së BDI-së në Tetovë.

Në mesazhin e tij urues, Ahmeti i ka dëshiruar Rexhepit shëndet dhe suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe përkushtimit në drejtimin e Degës së Tetovës, njofton TS.

Ai ka shprehur gjithashtu falënderim të veçantë për anëtarësinë e Tetovës, kryetarët dhe kryesitë e këshillave vendorë, si dhe për kryesinë e degës, të cilët, sipas tij, me punë të palodhshme dhe përkushtim kanë përballuar një periudhë sfiduese trevjeçare.

Faton Ahmeti ka uruar që në periudhën e ardhshme të realizohet një ristrukturim i shëndoshë i Degës së Tetovës, në funksion të forcimit të organizimit dhe mobilizimit politik.

Kujtojmë se Faton Ahmeti është zgjedhur sot shef i Kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë mbledhjes së Kryesisë Qendrore të partisë.