Familjarët e viktimave: Tragjedia në Koçan nuk ka ndodhur para 20 viteve, por më 16 mars 2025!





Në seancën e Komisionit të përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Kuvend, sot mes tjerash folën familjarët e viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan. Një nënë tha se tragjedia nuk ka ndodhur para 20 viteve, por më 16 mars të këtij viti.

“Kush na e garanton sigurinë? Kush? Edhe ju mund të gjendeni, edhe unë, edhe cilido tjetër, ashtu siç u gjendën fëmijët tanë aty. Data është 15 drejt 16 mars, atëherë ndodhi tragjedia. Jo para 20 viteve. Që nga ajo datë asnjë nuk është arrestuar”, tha mes tjerash një nënë e një prej 63 viktimave në tragjedinë e zjarrit në diskotekën “Pulse”.