Këshilli i Komunës Dibër në mbledhjen e pestë të rregullt dhe për këtë vit e fundit, të cilën e udhëhoqi kryetari Afrim Krkuti, e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-buxhetin e komunës për vitin 2026.
Për buxhetin i cili është projektuar në 524 098 326 denarë me deficit të planifikuar prej 68 milionë denarë, votuan 14 përderisa kundër ishte një këshilltar i BDI-së.
Sa i përket të ardhurave, shuma maksimale është parashikuar për subvencione, të cilat parashikohen në mbi 289 milionë denarë, të ardhura nga tatimet në 85,3 milionë denarë, transferta në mbi 121 milionë denarë, të ardhura nga kapitali në 7,1 milionë denarë dhe të ardhura nga donacionet në 1,75 milionë denarë.
“Buxheti ka karakter zhvillimor, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe shërbimeve publike. Në kuadër të këtij buxheti, është planifikuar zbatimi i projekteve kapitale dhe strategjike, të cilat përfaqësojnë një pjesë të totalit të projekteve të parashikuara nga ky dokument”, tha Krkuti.
Siç paralajmëroi kryetari Fisnik Mela, është paraparë edhe përgatitje e strategjisë afatgjate për zhvillim të turizmit, si dhe shumë projekte të tjera në interes për qytetarët. Këtu gjithsesi përgatitje të planit urbanistik, i cili i nevojitet Dibrës.
“Si pushtet lokal ne vazhdojmë me një vizion të qartë drejt zbatimit të projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe krijojnë kushte më të mira për zhvillim të qëndrueshëm. U uroj të gjithë qytetarëve në komunë dhe më gjerë, si dhe diasporës sonë, një Vit të Ri 2026 të lumtur, me urime për shëndet, lumturi, mirëqenie, me angazhimin se do ta ndërtojmë komunën në vendin që ata dëshirojnë dhe meritojnë”, tha Mela.
Në mbledhje, anëtarët e këshillit shqyrtuan edhe çështje të tjera në kompetencë të tyre.
