Është koha për freskime që të kalohet periudha e vështirë politike





Skënder MULLIQI
Është krijuar një problem i madh mos besimi në partitë politike .Subjekte këto që po na servojnë mosbesim dhe përqarje shoqërore dhe politike në vend.Kur ruhet niveli i besnikërisë në parti politike, ruhet edhe besnikëria institucionale.Dhe, nese nuk rivendosim këtë besim do të jetë shumë keq për të gjithë ne.Kur dëgjojmë debatet verbale për qdo ditë , kjo është shqetësuese për qytetarë .Është shumë e quditshme, për ne , se politika është shëndrruar në truke , provokime dhe sulme të ashpëra të ngarakuara emocionalisht .Mendoj, se përfaqësuesit tanë e shohin Parlamentin si një lloj skene në të cilën marrin role të caktuara, shumë shpesh bëjnë deklarata të papërgjegjshme, nuk kanë kufij në fyerje, pa i llogaritur pasojat.Nese shikojmë në mënyrë kronologjike zgjedhjet e dertitashme atëherë shumë lehtë mund të konkludojmë se praktika deri më tani nuk ka qenë e mirë.Kjo praktikë ka prodhuar përqarje dhe shkuarje të shpeshta në zgjedhje pa bashkëpunim serioz.Kjo është rruga e gabuar të cilën e kan zgjedhur partitë kryesore politike si bartëse të pushtetit që kanë qenë për shumë vite edhe tash.Reagimet e deritashme të njerëzve karshi këtyre marifeteve të ndyta politike kan qenë të matura , edhe pse po jetojmë në një shoqëri ku politika vazhdimisht e ka goditur nën brez qytetarin dhe Kosovën si shtet.Kan premtuar ndryshime deri sa të mbarojnë zgjedhjet , dhe pastaj gjithqka është kthyer në rutinën më standard të përditshme , pa bërë ndryshime përmbajtësore shoqërore dhe politike aq të nevojshme, për një shtet të sapo lindur.Politika është larguar nga jeta e njerëzve në çdo kuptim, kështu që tani është shumë e vështirë ta ndryshosh këtë dhe t’u provosh njerëzve se je autentik dhe t’u japësh një shans. Varet nga ne të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë kundër politikës së keqe në çdo kuptim.Politika është një aktivitet që duhet të lërë gjurmë në jetën e përditshme. Është e vërtetë që puna e një politikani është mjaft sfiduese dhe dinamike.Së sa gjendet dikush në këtë mes është pregatitja e tij profesionale politike.Nese nuk ka ndërshmëri , nuk ka as rezultate pozitive .Politikanit të mirëfilltë i nevoitet përvojë në menaxhim, dhe të jetë gjithë jeten në të njejtën linjë ideologjike .Kjo më jep të drejtën të shpresojë më të drejtë së do të kemi mundësinë të nxjerrim në pah më të duhuren , dhe të sjellim një drejtim të ri politik, për avansim të te gjitha proceseve të ngecura .Është gjithashtu koha për një imazh të ri të partive , më kusht që të zbatohen reformat e mbrendshme , në mënyre që të largohen nga pika zero.Mendoj se është detyrimi ynë t’u kthejmë votuesve me shembullin tonë atë që na kanë dhënë për vite me radhë. Nga ana tjetër, politika në të cilën reduktohesh vetëm në gjëra verbale në baza ditore është politika më e lehtë në të cilën thua atë që nuk është e mirë. Sigurisht që kemi nevojë për një erë të re, me të rinjtë dhe përvojën ekzistuese të disa politikanëve të mirë. Mendoj se ky do të jetë një kombinim i mirë për kohët që do të vijnë.Dhe , kombinim madhor do të ishte inkuadrimi i intelektualeve të mirëfilltë në politikë, që shumë do të kishin ndikuar pozitivishtë që më në fund Kosova të marrë të mbaren…