EMRI| Ndërron jetë në QSUT i dënuari nga Vlora





Një person i dënuar në burgun e Shkodrës ka ndërruar mëngjesin e së shtunë në Qendrën Shëndetësore Nënë Tereza ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas policisë Shpëtim Çeliku ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012.

Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.