EKSKLUZIVE: Liderët e VLEN në takim urgjent, diskutohet për Fatmir Limanin?!





Liderët e VLEN sonte kanë zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm, ku është diskutuar çështja e Fatmir Limanit, ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Siç mëson Ora24.tv, ky takim i liderëve të VLEN vjen pas mosmarrëveshjeve mes drejtuesve të koalicionit dhe Limanit, ose siç flitet brenda strukturave, për “padëgjueshmëri nga ana e tij”.

Burime të Ora24.tv bëjnë të ditur se liderët kanë marrë një vendim që brenda Koalicionit VLEN të vendosen rregulla më strikte, sipas të cilave secili funksionar duhet t’u nënshtrohet vendimeve kolektive të VLEN-it dhe jo vendimeve individuale.

Javët e fundit, në opinion kanë qarkulluar spekulime të ndryshme lidhur me ministrin e VLEN-it, Fatmir Limani. Ndër to, se gjoja ai mund të formojë një parti të re, por edhe për probleme dhe raporte të ashpra mes tij dhe strukturave të VLEN-it në Kërçovë.