Mbrëmjen e së dielës, FFK-ja po e mbanë ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”.
Në këtë ceremoni, shtëpia e futbollit kosovar ndanë çmimet kryesore në futbollin kosovar.
Klubi më i mirë i vitit është shpallur Drita, pas sukseseve të arritura gjatë këtij viti.
Drita e fitoi kampionatin për herë të katërt në histori, teksa u kualifikua në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Madje, Drita kaloi edhe në fazën eliminuese të këtij kompeticioni.